Rrjedhja e vajit të një makine shkakton, 32 të vdekur dhe 63 të lënduar në Egjipt!

28 October 2023, 14:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrjedhja e vajit të një makine shkakton, 32 të vdekur dhe 63

Një aksident masiv në Egjipt ka lënë të vdekur 32 persona dhe 63 të tjerë të lënduar, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit.

Në mesin e makinave të përfshira në aksident, ishte një autobus pasagjerësh.

Dyshohet se shkak i aksidentit, që ndodhi në rajonin Beheira në një autostradë që lidh Kajron dhe qytetin mesdhetar të Aleksandrisë, ishte rrjedhja e vajit të një makine.

Nga aksidenti, disa nga mjetet u përfshinë në flakë, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për të dërguar të lënduarit  në spital.


Video