Rinovimi 95 milionë dollarësh, pas 5 vitesh Big Ben do të kumbojë sërish

12 November 2022, 16:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rinovimi 95 milionë dollarësh, pas 5 vitesh Big Ben do të
Big Ben do të kumbojë sërish

Pas 5 vitesh, nesër do të fillojë të kumbojë sërish kulla e sahatit më e famshme në botë, Big Ben.

Ora 163-vjeçare në Parlamentin Britanik do të vijojë të tingëllojë çdo ditë pas një rinovimi pesë-vjeçar, prej 95 milionë dollarësh raporton “Washington Post”.

Që nga viti 2017, kur pushoi së funksionuari, ajo ka rënë vetëm disa herë. Së fundmi kumboi me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ora e famshme është planifikuar të nisë punën nesër në orën 11, në përkujtim të 11 nëntorit 1918, kur mbaroi Lufta e Parë Botërore.


Video