
Një 70-vjeçar është bërë viral në rrjet pas pyetjes që kish shkruar për revistën The Sun:
“Vetmia më ka shtyrë që të paguaj që takohem me një eskortë, por tani më vjen shumë turp”, thotë ai.
*Rrëfimi i 70-vjeçarit për The Deidre:
Që kur gruaja ime u vendos në një qendër kujdesi pasi u diagnostikua me Alzheimer, unë ndihem i humbur.
S’kemi kaluar asnjë ditë të ndarë që kur ishim adoleshentë, sot unë jam 70 dhe ajo 68-vjeçe.
I premtova vetes se nuk do e dërgoja asnjëherë në një qendër kujdesi, por s’mund të kujdesesha mjaftueshëm vetë. Tani ndihem sikur e kam zhgënjyer.
Ajo mezi më shikon kur shkoj ta takoj, nuk kam miq, ndërsa djali ynë i vetëm udhëton në gjithë vendin.
Në një moment dëshpërimi, gjeta numrin e një eskorte në internet. E takova këtë grua dhe pimë çaj e biseduam. Ajo më përqafoi në fund.
Fillimisht isha nervoz, por nuk u ndjeva vetëm. Nuk bëmë seks, por jam i neveritur me veten.
Vë bast që gruaja ime do të turpërohej.
Përgjigja e Deidre
Nuk ke për çfarë të ndihesh fajtor, nuk kishe zgjidhje tjetër.
Gjithashtu s’keni pse të ndiheni keq që kërkuar shoqërinë e një femre. Vetmia mund të jetë një ndjenjë shumë izoluese.
Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera se si mund të takoni njerëz.
Shenim: *The Deidre është një rubrikë e revistës britanike The Sun me pyetjet nga kexuesit