Totti dhe Ilary Blasi përballen në gjyq për Rolex-ët e vjedhur, ja çfarë ndodhi në seancën e dytë

12 November 2022, 09:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Totti dhe Ilary Blasi përballen në gjyq për Rolex-ët e

Është zhvilluar dje seanca e dytë e gjyqit mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti, para gjyqtarit për çështjen e çantave firmato të prezantueses televizive dhe orëve Rolex të ish-kapitenit të Romës. Të dy u dëgjuan për një orë e njëzet minuta.

Të pranishëm para gjykatës civile ishin gazetarë dhe fotografë. Në përfundim të seancës, asnjë nga protagonistët nuk ka dashur të bëjë deklarata. Seanca nuk ishte për ndarjen.

Totti mbrohet nga avokati Antonio Conte, ndërsa të drejtat e Ilary përfaqësohen nga Alessandro Simeone. Çantat dhe këpucët e prezantueses televizive u gjetën në Spa-në e vilës Eur, iu kthyen asaj nga Totti, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga koleksioni i orëve Rolex të ish-kapitenit të Romës (vlerësohen një milion euro).

Avokati i Totti saktësoi në mënyrë lakonike: “Dua të specifikoj se deri më sot nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve për ndarjen, për rrjedhojë referimi mbi refuzimet e pretenduara të Tottit ose të palëve të treta pranë tij, janë plotësisht të pavërteta. Nuk kemi asgjë tjetër për të shtuar”.


Video