Putin: Jemi shumë pranë zbulimit të vaksinës kundër kancerit

14 February 2024, 18:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin: Jemi shumë pranë zbulimit të vaksinës kundër
Presidenti rus Vladimir Putin

Studiuesit rusë janë afër krijimit të një vaksine kundër kancerit.Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në Forumin për teknologjitë e së ardhmes në Moskë.

“Ne po i afrohemi krijimit të vaksinave të kancerit të gjeneratës së ardhshme dhe barnave imunomoduluese”, tha Putin.

Kreu i shtetit rus shprehu shpresën se së shpejti kjo vaksinë do të përdoret për terapi individuale.

Ai gjithashtu tha se kjo është një prej shumë zbulimeve që kanë bërë së fundmi shkencëtarët rusë.


Video