E RËNDË në Kosovë, rënia e ortekut të borës i shkakton vdekjen 54-vjeçares!

14 February 2024, 09:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Kosovë, rënia e ortekut të borës i
Brezovicë

Një grua ka humbur jetën të martën si pasojë e rënies së një orteku bore në Qendrën e Skive në Brezovicë, në jug të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se viktima është një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare.

“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës tha se kishte pranuar një thirrje pasditen e së martës për ndihmë në pjesën e quajtur “Foleja e Shqiponjave” në qendrën e skive, e cila njihet si zonë e rrezikshme nga shkëputja e ortekëve të borës.

“Informatat e para kishin të bënin për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë”, shkroi ky shërbim në Facebook./REL


Video