Putin nënshkruan ligjin për konfiskimin e pasurive të kritikëve të luftës

14 February 2024, 11:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin nënshkruan ligjin për konfiskimin e pasurive të
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që parashikon mundësinë e konfiskimit të aseteve dhe pronave të kritikëve të luftës.

Sipas tij, kjo prek personat e dënuar sipas ligjit që ndalon “shpërndarjen e informacionit mbi forcat e armatosura” që duhet të konsiderohen “të rreme” nga autoritetet ruse, dhe që në fakt prek ata që dënon pushtimin e Ukrainës, sipas agjencisë Interfax.

Në Rusi ekziston një ligj që parashikon deri në 15 vjet burgim për shpërndarjen e informacionit për ushtrinë që konsiderohet “false” nga autoritetet dhe deri në 7 vjet për ata që akuzohen për “diskreditim” të ushtrisë.


Video