Miliarderi Elon Musk deklaroi se ka pezulluar ofertën e tij 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter pasi u interesua për numrin e llogarive të rreme në rrjetin social.
“Marrëveshja për Twitter është përkohësisht në pritje për shkak të detajeve në llogaritjen e profileve të rreme, që përbëjnë 5% të përdoruesve”, bëri të ditur Musk në Twitter.
Twitter deal temporarily on hold pending details supporting calculation that spam/fake accounts do indeed represent less than 5% of usershttps://t.co/Y2t0QMuuyn
— Elon Musk (@elonmusk) May 13, 2022
Lajmi fillimisht bëri që aksionet e kompanisë digjitale të binin me mbi 20% në tregjet financiare, para se të arrihej një rikuperim modest.
Dy orë pas postimit të tij të parë, Musk njoftoi përmes një postimi tjetër mesazhin se është “ende i vendosur për ta bërë blerjen”.
Në raportin financiar për tremujorin e parë të vitit, i publikuar më 28 prill, Twitter vlerësonte se profilet e rreme ishin më pak se 5 për qind e përdoruesve aktivë të platformës.
Rrjeti social i ka pasur këto probleme prej vitesh dhe kompania ka deklaruar se reduktimi i llogarive të tilla do të luante një rol kyç në aftësinë e saj për t’u zgjeruar.