Rusia gjen alibinë për dështimin: Oficerë britanikë në drejtimin e ushtrisë ukrainase

13 May 2022, 19:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia gjen alibinë për dështimin: Oficerë britanikë
Rusia gjen alibinë për dështimin: Oficerë britanikë në drejtimin e ushtrisë ukrainase

Shërbimet ruse të sigurisë kanë gjetur një alibi për dështimin e ushtrisë së tyre në Ukrainë.

Sipas autoriteteve ruse, se veprimet në terren nga ana e ushtrisë ukrainase janë drejtuar nga oficerë britanikë në rezervë. Sipas përfaqësuesve rusë, oficerët britanikë kanë qenë në postë-komandantat më kritike, në drejtimet operacione kryesore, duke bërë korrigjime të veprimeve të komandës ukrainase.

“Nga fundi i prillit në 6 maj, këta oficerë lëviznin vazhdimisht nga një komandë në tjetrën në Zaporizhia, që është jo larg nga linja e front në Zagradovka”, citon media ruse “Sputnik” përfaqësues të sigurisë.

Sipas të njëjtave burime, oficerët britanikë qëndrojnë pas hartave të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës në SHBA, që ka qenë faqja më e referuar në panoramimin e situatës në terren. Të njëjtat burime flasin se kanë qenë oficerë britanikë që kanë drejtuar mbrojtjen e Kievit me nisjen e operacionit rus më 24 shkurt, ku u vendos në afërsi të shkollës nr.72.

Informacionet në fjalë sugjerohen si një shpjegim se pse ushtria ukrainase po mbrohet kaq mirë.

 


Video