Po përgatiste sulme terroriste me cianur, arrestohet iraniani në Gjermani

8 January 2023, 10:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po përgatiste sulme terroriste me cianur, arrestohet iraniani në
Foto ilustruese

Një shtetas iranian 32-vjeçar u arrestua në Gjermaninë perëndimore nën akuzën e përgatitjes së sulmeve terroriste me origjinë islame duke përdorur toksina vdekjeprurëse si cianuri dhe ricina, të gjetura në shtëpinë e tij.

Një lajm i tillë është bërë e ditur nga policia dhe prokuroria e Duseldorfit.

Operacioni i kërkimit dhe arrestimit u krye në qytetin Castrop-Rauxel, në Landin perëndimor të Rhineland të Veri të Westfalisë.

Sipas Bild, autoritetet gjermane ishin paralajmëruar nga shërbimet e huaja të inteligjencës për kërcënimin e një sulmi terrorist “islamik” me përdorimin e një “bombë kimike”.


Video