Ndër spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë, Ana Montes lirohet në SHBA pas më shumë se 20 vitesh

8 January 2023, 10:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndër spiunet më të njohura të Luftës së
Ana Montes

Ana Montes, ndër spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë të kapur nga SHBA,  është liruar nga burgu pas më shumë se 20 vitesh në qeli. 65-vjeçarja kaloi gati dy dekada duke spiunuar për Kubën ndërsa ishte e punësuar si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Pas arrestimit të saj në 2001, zyrtarët thanë se ajo kishte ekspozuar pothuajse tërësisht operacionet e inteligjencës amerikane në ishull. Një zyrtar tha se ajo ishte ndër "spiunet më të dëmshme" të kapur nga SHBA.

Michelle Van Cleave, e cila ishte drejtuese e kundërzbulimit nën Presidentin George W Bush, i tha Kongresit në vitin 2012 se Montes kishte "kompromentuar gjithçka, praktikisht gjithçka, që dinim për Kubën dhe se si vepronim në Kubë".

"Kështu që kubanezët ishin të vetëdijshëm për gjithçka që dinim për ta dhe mund ta përdornin atë në avantazhin e tyre. Përveç kësaj, ajo ishte në gjendje të ndikonte në vlerësimet për Kubën në bisedat e saj me kolegët dhe gjeti gjithashtu një mundësi për të dhënë informacionin që kishte marrë ndaj fuqive të tjera”, ka thënë ai.

Pas arrestimit të saj, Montes u akuzua se kishte siguruar identitetin e katër spiunëve amerikanë dhe materiale të klasifikuara. Ajo u dënua me 25 vjet burg, teksa u akuzua se kishte vënë në rrezik "kombin në tërësi".

Megjithatë, ndryshe nga spiunët e tjerë të profilit të lartë të kapur gjatë luftës së ftohtë, Montes ishte e motivuar nga ideologjia, jo nga përfitimi personal. Ajo pranoi të punonte për inteligjencën kubane pjesërisht bazuar në kundërshtimin e saj ndaj aktiviteteve të Administratës së Reganit në Amerikën Latine.

Ajo u arrestua më në fund në shtator 2001 pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane morën një informacion se një punonjës i qeverisë dukej se po spiunonte për Kubën. Një nga agjentët e FBI-së që e arrestoi tha se ajo ishte shfaqur stoike pas arrestimit të saj.

Montes do të qëndrojë nën mbikëqyrje për pesë vjet pas lirimit të saj dhe do të monitorohet përdorimi i saj i internetit. Ajo gjithashtu do të ndalohet të punojë për qeverinë ose të kontaktojë agjentë të huaj pa leje./ BCC


Video