
Parlamenti Europian deklaron se Turqia nuk ka shanse që të bëhet vend anëtar i BE-së me gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Gjyqësori i Turqisë ka konfirmuar parashikimet më të këqija kur dënoi sot Osman Kavalën me burgim të rëndë të përjetshëm për gjoja tentativë për të rrëzuar qeverinë. Ky vendim për keqardhje nga Gjykata e 13-të e Rënda e Stambollit është në shpërfillje të qartë të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe me siguri do të sjellë pasoja në procedurat e shkeljes që janë në vazhdim në Këshillin e Europës”, tha në një deklaratë eurodeputetët.
PE shpreh solidaritetin e të plotë me Osman Kavalën dhe me të pandehurit e tjerë të procesit gjyqësor të njohur si “Gezi”, të cilët morën edhe dënime të rënda me burgim, si dhe me familjet e tyre.
“Sot është një ditë shumë e trishtuar jo vetëm për ta, por edhe për ata që mbrojnë çdo ditë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit në Turqi dhe për të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin vendin duke iu afruar BE-së”, vijon deklarata.
Turqia gëzon statusin e vendit kandidat që prej vitit 1999, por prej vitesh negociatat e anëtarësimit kanë ngecur.