Rusia thotë se po u bën thirrje çdo gjysmë ore ushtarëve ukrainas të bllokuar në uzinën e çelikut në Mariupol për t’u dorëzuar dhe të shfrytëzojnë rrugët humanitare për t’u larguar.
“Pala ukrainase sërish përpiqet të justifikojë përdorimin e civilëve si mburojë njerëzore. Komanda ruse, duke filluar nga 19 Prilli, në mënyrë të rregullt ka hapur korridoret humanitare për militantët e “Azov”. Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, sot, nga ora 14.00 njësitë ruse dhe formacionet e Donetskut kanë shpallur regjimin e heshtjes dhe sigurojnë daljen e qytetarëve në çdo drejtim të zgjedhur prej tyre
Rusia deklaaron se kërkesa për dorëzim u transmetohet ushtarëve ukrainas të bataljonit Azov përmes radiove në intervale kohore çdo 30 minuta dhe përmes kanaleve të komunikimit operativ nëpërmjet zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, ndaj të gjitha deklaratat e saj "për mungesën e një marrëveshjeje dhe garancive të sigurisë" janë të paqëndrueshme.
Për këtë arsye, Moska deklaron se nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje të OKB-së.