
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit nga një video të shpërndarë.
Në video shihet Zelensky, i cili është duke komunikuar me disa presona në kompjuter dhe pranë tij gjendet një qese kokaine.
Teksa video është shpërndarë nga mediat pro ruse, bëhet me dije se ajo ka rezultuar e rreme dhe pjesë e një fushate shpifëse kundër presidentit ukrainas.
Në videon e manipuluar, një sasi pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk. Nuk kaloi shumë kohë para se klipi origjinal, pa kokainë, u rishfaq.
Duket se rezistenca e ukrainasve i ka ‘çmendur’ rusët duke i detyruar të bëjnë edhe veprime të tilla për të disinformuar publikun dhe mbështetësit e Ukrainës në këtë agresion.
It's day 55 of Russia-Ukraine war.
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) April 19, 2022
This video shared by The Sun and others with over 150,000 views claims to show heavy fighting in the Donbas overnight.
In fact, it shows a live ammunition display by the Saudi national guard in December 2013. pic.twitter.com/rLjMIcPIMO