Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan ka sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Ai e ka kritikuar atë se nuk e ka kërcënuar liderin rus Vladimir Putin me një sulm bërthamor.
Trump beson se kreu i Klemlinit është përpjekur të kërcënojë vendet e tjera perëndimore me armë bërthamore dhe nëse ai do të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të kishte ndjekur një strategji tërësisht tjetër.
Gazetari e pyet Trump “pra, çfarë do të bënit tani në Ukrainë, nëse do të ishit President?”.
Ai u përgjigj duke thënë se SHBA ka më shumë kapacitete bërthamore dhe se Uashingtoni është më i fortë se Moska.
Trump deklaron se do t’ia bënte të qartë Putinit se Rusia do të kishte probleme me SHBA-në nëse ai do të vazhdonte me kërcënimet.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë përfundon duke thënë se Putin ka përdorur kërcënimet për sulme bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke bërë që Putin të mendojë se askush nuk do ta sulmojë dot atë.