Le Pen pranon humbjen: Rezultati është megjithatë një fitore

24 April 2022, 20:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Le Pen pranon humbjen: Rezultati është megjithatë një fitore
Marine Le Pen

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka pranuar humbjen e zgjedhjeve, por iu ka thënë mbështetësve të saj, se rezultati është megjithatë një fitore për partinë.

Ajo tha se respekton verdiktin e kutive të votimit.

Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë të luftë në politikën franceze, edhe pse kandidatja e ekstremit të djathtë pati thënë më përpara se mund të largohej nga politika nëse humbiste.

Marine Le Pen shprehu mirënjohjen e saj për njerëzit që votuan për të në provinca, fshatra dhe në territoret franceze përtej detit.

“Kjo është një Francë e harruar, por ne nuk do ta harrojmë”, tha ajo.

Në fund të fjalimit të saj, Marine Le Pen këndoi me mbështetësit e saj Marsejezën, himnin kombëtar francez.

 


Video