Telefonatë mes Zelensky dhe Erdogan për Mariupolin dhe negociatat me Rusinë

24 April 2022, 15:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Telefonatë mes Zelensky dhe Erdogan për Mariupolin dhe negociatat me
Zelensky dhe Erdogan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se këtë të diel ka pasur një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues të saj.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas shprehet se i ka kërkuara Erdogan në vigjilje të takimit të tij me Putin që të krijohet mundësia për evakuimin e civilëve nga Mariupoli që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

“Pata një bisedë të rëndësishme telefonike me presidentin Erdogan. Në prag të bisedimeve të tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, madje edhe për trupat e bllokuara. Diskutuam gjithashtu procesin e negociatave, koordinimin me Turqinë dhe vendet e tjera për garancitë e sigurisë për shtetin tonë. Pjesë e bisedës ishin dhe çështjet që lidhen me aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurinë globale ushqimore, e cila është e kërcënuar për shkak të bllokadës së lundrimit në Detin e Zi”, tha Zelensky.

Pak ditë më parë, Erdogan tha se ka ende shpresë që Putin dhe Zelensky të takohen në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

 


Video