“Duhet të vrasim Macronin”, “çmendet” i riu francez dhe qëllon 20 herë me thikë priftin dhe murgeshën

24 April 2022, 13:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Duhet të vrasim Macronin”, “çmendet” i riu
Vrasja me thikë

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar në zgjedhjet presidenciale që janë dukë u zhvilluar, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Një person ka sulmuar me thikë një prift dhe një murgeshë, ndërkohë që bërtiste: Duhet të vrasim Macronin.

Prifti, i quajtur At Christophe, u godit 20 herë me thikë, ndërsa një murgeshë e moshuar gjithashtu mësohet se është goditur me thikë në dorë ndërsa përpiqej të mbronte priftin në kishën Saint-Pierre-d’Arène në Nice.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se jeta e priftit nuk ishte në rrezik, pavarësisht raporteve se ai është në një gjendje kritike. Ai shtoi se autori 31 vjeçar tashmë është vënë nën pranga, raportojnë mediat britanike.

Kryetari i bashkisë së Nice, Christian Estrosi zbuloi se sulmuesi ka qenë subjekt i monitorimit psikiatrik.

Ai ka qëndruar në disa raste në spitalin Sainte-Anne për pacientët me sëmundje mendore.

 


Video