Pas kërkesës së Zelenskit, SHBA miraton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

26 February 2022, 14:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas kërkesës së Zelenskit, SHBA miraton miliona dollarë

SHBA ka autorizuar 350 milionë dollarë ndihmë urgjente ushtarakepër Ukrainën.

“Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegacion nga Presidenti, një tërheqje të tretë të paprecedentë presidenciale deri në 350 milionë dollarë për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës”, tha Blinken përmes rrjeteve sociale.

Ndihma u miratua me shpejtësi nga Uashingtoni pas refuzimit të Presidentit ukrainas, Volodmir Zelenski për t’u larguar nga vendi. Në vend të një misioni shpëtimi, ai kërkoi më shumë municione dhe armatime.

“Lufta është këtu, jo më kërkoni udhëtime”, citohet t’u ketë thënë ai autoriteteve amerikane pas ofertës së bërë prej tyre për evakuim.


Video