Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit

26 February 2022, 13:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit

Politikanë, qytetarë e pensionistë! Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit, teksa rezistenca e qytetarëve ndaj ofensivës ruse ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Mbi 18 mijë armë të regjistruara nga autoritetet vendase janë shpërndarë për civilë dhe të tjera janë marrë prej vetë qytetarëve nga duart e rusëve që janë zënë rob, apo kanë rënë në përpjekjet e tyre për të çarë barrikadat.

Autoritetet njoftuan se nga ora 17:00 deri në orën 08:00, deri më datë 28 shkurt të vendosin shtetrrethimin.

“Të gjithë ata që do të shihen në rrugët e qyteteve në këtë orar do të konsiderohen sabotues armik dhe do të eleminohen pa paralajmërim”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Armët kundër rusëve janë kapur nga të gjithë, nga vëllezërit Klitschko te ish-Presidenti Poroshenko, që gjatë kohës që drejtonte vendin cilësohej si filorus. Ai është shembulli më i mirë se si ofensiva ruse ka bashkuar kombin ukrainas.

Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit
Vitaly Klitschko
Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit
Ish-Presidenti, Petr Poroshenko duke treguar një Kallash për mediat
Kievi rrezikon të shndërrohet në Leningradin e Putinit
Deputetja ukrainase, Kira Rudik me Kallash në dorë


Video