Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, zbulohet takimi i fshehtë Ahmeti- Taravari

25 Prill 2024, 13:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Taravari, Ali Ahmeti

Pak orë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të ditës së djeshme, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Takimin e ka konfirmuar vetë Taravari për mediat vendase, por pa dashur të japë më tepër detaje.

I pyetur nëse do ta pranojë një ofertë që i është dhënë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari ka deklaruar se do të flasë publikisht pas disa ditësh.

Mediat kanë raportuar se në takimin ku ka marrë pjesë edhe një ministër i BDI-së në kabinetin qeveritar, Ali Ahmeti i ka bërë një ofertë serioze Arben Taravarit për t’u bashkuar me Frontin Europian dhe tani pritet përgjigjja e tij përfundimtare.

Në zgjedhjet e ditës së djeshme Taravari mori rreth 40 mijë vota më pak se Bujar Osmani i Frontit Europian.

Video