Rezultatet paraprake / Ja kush kryeson mes Osmanit dhe Taravarit për zgjedhjet presidenciale në RMV

24 Prill 2024, 21:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Taravari / Bujar Osmani

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut janë kthyer në një “betejë” për vota mes dy kandidatëve shqiptarë, ndonëse asnjëri prej të cilëve nuk është afër rezultatit për t’u bërë president.

Në këtë raund të parë të votimeve, dhe sipas të dhënave të deritanishme nga KSHZ-ja e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kryeson me rreth 5% më tepër vota nga kandidati tjetër shqiptar, Arben Taravari.

Osmani ka rreth 57 mijë vota dhe 18%, ndërsa Taravari ka rreth 49 mijë vota apo 12%. Nëse vota shqiptare do të ishte e unifikuar, do të rezultonte, të paktën deri tani me gati 100 mijë vota dhe rreth 31%, apo gati 5% më pak se Gordana Davkova që kryeson me 36% të votave.

Rezultatet paraprake / Ja kush kryeson mes Osmanit dhe Taravarit për
Rezultati deri në orën 21:00

Video