Pas Gjermanisë edhe Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus

3 March 2022, 13:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Gjermanisë edhe Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus
Igor Sechin

Pas Gjermanisë, Franca ka sekuestruar jahtin luksoz të oligarkut rus, Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin rus në Ukrainë.

Sechin është kreu i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Setsin, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Agjentët doganorë kapën anijen brenda natës pasi Sechin u identifikua si aksioner kryesor i kompanisë, tha ministria franceze e financave. Jahti kishte mbërritur në portin La Ciotat, Marseille, në janar për riparime.

Gjithashtu autoritetet franceze kapën një tjetër anije tregtare në portin e Loire në Brittany, e cila gjithashtu lidhet me interesat ruse


Video