Zelensky: Ukraina po reziston, nuk kemi asgjë për të humbur përveçse lirisë tonë

3 March 2022, 11:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Ukraina po reziston, nuk kemi asgjë për të humbur
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re, ndërsa ministri rus Sergei Lavrov po mban një konferencë shtypi në Moskë.

Ai pretendon se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, duke theksuar se bombardimet nga Rusia nuk kanë pushuar që prej mesnatës.

Presidenti ukrainas thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë, në shënjestrimin e zonave civile  tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.

Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim mbi krimet e mundshme të luftë me Rusinë të akuzuar për bombardimin e civilëve.

 


Video