Pas një jave luftimesh, Rusia merr qytetin e Hersonit

3 March 2022, 08:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas një jave luftimesh, Rusia merr qytetin e Hersonit

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në duart e Rusëve. 

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

"Okupatorët" rusë ishin në "të gjitha anët" e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me "mysafirët e armatosur".

Ai "nuk kishte bërë asnjë premtim" për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

 


Video