Pak para bisedimeve të paqes, Putin bisedë telefonike me Macron

3 March 2022, 12:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pak para bisedimeve të paqes, Putin bisedë telefonike me Macron

Pak para bisedimeve të paqes mes dy delegacioneve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po zhvillon një tjetër bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Macron dhe Putin kanë biseduar për 90 minuta, edhe para raundit të parë të bisedimeve, por secila palë dha rrëfime të ndryshme në lidhje me bisedën.

Parisi tha se Moska i kishte siguruar se nuk kishte ndërmend të synonte civilët, por e kundërta ndodhi pak orë pas asaj bisede. 

Ndërkohë pritet që në Brest të Bjellorusisë të fillojnë bisedimet mes Kievit dhe Moskës.

 


Video