Televizioni më i madh dhe shtetëror i Rusisë “Russia-1”, ka shfaqur disa fotografi “të sikletshme” të Melania Trump, vetëm pak orë pasi Donald Trump u rizgjodh si president i SHBA-së.
Në kronikën kryesore të lajmeve të “Russia-1” shfaqen dy moderatorët e njohur teksa nënqeshin me fotografitë nudo të Zonjës së Parë të SHBA, duke i transmetuar ato pa censurë për të gjithë teleshikuesit.
Fotografitë nudo janë pjesë e seteve fotografike që Melania Trump ka realizuar gjatë karrierës si modele në SHBA, në vitet 2000.
“Tani që bashkëshorti i Melania Trump fitoi, ajo po bëhet gati të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë, por ja si dukej ajo në vitet 2000”, thotë spikeri rus.
Shumë përdorues në internet e kanë interpretuar këtë si një formë "mesazhi" për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.