Trump shpalos planin për të "çmontuar" 'Deep State': Do ikin burokratët, mashtruesit dhe të korruptuarit

8 Nëntor 2024, 17:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur SHBA, Donald Trump, ka publikuar planin e tij se si do të çmontojë "Deep State" në administatën amerikane. 

"Deep State" (Shteti i thellë) cilësohet një lloj qeverisje e përbërë nga rrjete potencialisht sekrete dhe të paautorizuara të pushtetit që veprojnë në mënyrë të pavarur nga udhëheqja politike e një shteti në ndjekje të agjendës dhe qëllimeve të tyre.

Me anë të mesazhi publik para amerikanëve, Trump ka parashtruar 10 pika se si ai pretendon se do të rimarrë demokracinë nga korrupsioni i Uashingtonit njëherë e përgjithmonë.

Trump thotë se planifikon t'i japë fuqi vetes për të shkatkuar ata që i quan burokratë mashtrues dhe të korruptuar, në të gjithë administratën. Shqetësimi i ekspertëve amerikanë, është se Trump do i zëvendësojë ata me lojalistë, duke i dhënë vetes fuqi autoritariane.

"Lufta" e Trump ndaj Deep State, është pjesë e Agjendës 47, një manifest i Republikanëve që detajon politikat e Trump pasi të zgjidhet president.

Deklarata e Trump:

Ky është plani im për të çmontuar "Deep State" dhe për të rimarrë demokracinë tonë nga korrupsioni i Uashingtonit njëherë e përgjithmonë, dhe çfarë korrupsioni që është. 

Së pari, do të lëshoj sërish menjëherë urdhrin tim ekzekutiv të vitit 2020, duke rivendosur autoritetin e presidentit për të hequr burokratët mashtrues dhe do ta përdor atë pushtet në mënyrë shumë agresive. 

Së dyti, ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete, dhe ka plot. Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të ndryshohen plotësisht, në mënyrë që burokratët e pafytyrë të mos jenë më kurrë në gjendje të shënjestrojnë dhe të persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, gjë që ata po e bëjnë tani në një nivel që askush nuk mund ta besojë se është e mundur.

Së treti, do të reformojmë totalisht gjykatat e FISA-s, të cilat janë aq të korruptuara sa duket se gjyqtarëve nuk u intereson kur gënjehen në aplikimet për urdhra arresti. Kaq shumë gjyqtarë kanë parë kaq shumë aplikime që ata e dinë se ishin të gabuara, ose të paktën duhet ta kenë ditur. Ata nuk bëjnë asgjë për këtë. I kanë gënjyer. 

Së katërti, për të ekspozuar mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin që kanë copëtuar vendin tonë, ne do të krijojmë një komision të së vërtetës dhe pajtimit për të deklasifikuar dhe publikuar të gjitha dokumentet për spiunimin e "Deep State", censurën dhe korrupsionin dhe ka plot.

Së pesti, ne do të fillojmë një goditje të madhe ndaj zbuluesve të qeverisë që bashkëpunojnë me lajmet e rreme për të thurur qëllimisht narrativa të rreme dhe për të përmbysur qeverinë dhe demokracinë tonë. Kur të jetë e mundur, ne do të bëjmë kallëzime penale. 

Së gjashti, do të bëjmë çdo zyrë të inspektorit të përgjithshëm të pavarur dhe të ndarë fizikisht nga departamentet që ata mbikëqyrin, në mënyrë që ata të mos bëhen mbrojtës të "Deep State".

Së shtati, unë do t'i kërkoj Kongresit të krijojë një sistem të pavarur auditimi për të monitoruar vazhdimisht agjencitë tona të të shërbimeve sekrete për t'u siguruar që ata nuk spiunojnë qytetarët tanë ose nuk po zhvillojnë fushata dezinformimi kundër popullit amerikan, ose se ata nuk po spiunojnë fushatën e dikujt siç spiunuan fushatën time. 

Së teti, do të vazhdojmë përpjekjet e nisura nga administrata Trump për të zhvendosur pjesë të burokracisë federale të përhapur në vende të reja jashtë kënetës së Uashingtonit. Ashtu siç e zhvendosa Byronë e Menaxhimit të Tokës në Kolorado, deri në 100,000 poste qeveritare mund të zhvendosen, dhe e kam fjalën për menjëherë, nga Uashingtoni në vende të mbushura me patriotë që e duan Amerikën dhe ata vërtet e duan Amerikën.

Së nënti, unë do të punoj për të ndaluar burokratët federalë që të marrin punë në kompanitë me të cilat merren dhe që ata rregullojnë. Pra merren me këto kompani, i rregullojnë këto kompani dhe pastaj duan t'u marrin punë këtyre kompanive. Nuk funksionon kështu.

Një shfaqje e tillë publike nuk mund të vazhdojë dhe po zhvillohet gjatë gjithë kohës si me Big Pharma. 

Së fundi, unë do të nxis një amendament kushtetues për të vendosur kufizime mandati për anëtarët e Kongresit. Kështu do të shkatërroj "Deep State" dhe do të rivendos qeverisjen që kontrollohet nga populli dhe për popullin.

Faleminderit shumë.

Video