Putin i gatshëm të diskutojë me Trump për Ukrainën, Kremlini paraqet kushtet

8 Nëntor 2024, 14:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vladimir Putin

Kremlini ka deklaruar se Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë çështjen e Ukrainës me Donald Trump, por thekson kjo nuk nënkupton se ai është i gatshëm të ndryshojë kërkesat e tij për luftën.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se ende nuk ka asnjë telefonatë të planifikuar mes dy liderëve, por theksoi se Putin e ka bërë të qartë se mbetet i hapur për dialog me Uashingtonin.

Peskov theksoi se kërkesat e Putinit për Ukrainën nuk kanë ndryshuar dhe se ato janë të lidhura me sigurinë kombëtare të Rusisë dhe mbrojtjen e popullsisë ruse që jeton në rajonet e kontestuara. Ai e hodhi poshtë idenë që kjo mund të nënkuptonte një ndryshim në qëllimet e “operacionit special ushtarak” rus.

Kujtojmë se Putin kishte vendosur më herët kushtet e një mundësie për paqe, duke kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të tërheqë trupat e saj nga katër rajone të okupuara nga Rusia.

Por ky propozim u hodh menjëherë poshtë nga Kievi dhe aleatët në momentin që u propozua.

Video