Vivian Jenna Wilson, fëmija transgjinor i manjatit Elon Musk, ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara pas fitores së fundit të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. 20 vjeçari i “kthyer” në femër, bëri të ditur mendimet përmes një postimi në Threads, duke shpjeguar se konfirmimi i rizgjedhjes së Trump e shtyu atë të reflektonte për të ardhmen jashtë vendit.
“Unë nuk e shoh të ardhmen time në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Vivian, duke kritikuar klimën politike dhe tensionet në rritje ndaj komunitetit LGBTQ+.
Wilson kishte ndërprerë lidhjet me babanë në vitin 2022, kur ai zyrtarisht kërkoi ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Që atëherë, marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e tensionuar, me akuza të ndërsjella që shfaqen në rrjetet e tyre sociale. Musk, një mbështetës i njohur i Trump, ka deklaruar në disa intervista se ai beson se ndarja me fëmijën e tij u shkaktua nga ndikimi i “neo-marksistëve” në shkollat elitare që ai ndoqi, duke argumentuar se kjo “ideologji woke” e transformoi atë në një komuniste radikale.
Nga ana e tij (saj), Wilson iu përgjigj me kritika të ashpra ndaj babait, duke e cilësuar në një intervistë si “të ftohtë” dhe “mizor”. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e Musk se ai ishte “mashtruar” në lidhje me rrugën e tranzicionit, në vend të kësaj duke ndarë episode nga fëmijëria e tij në të cilat ai pretendon se ishte trajtuar ashpër për sjelljet e tij femërore. “Ai nuk u mashtrua fare”, tha Wilson, duke specifikuar se Musk ishte plotësisht i vetëdijshëm për zgjedhjet mjekësore që donte që fëmija e tij t'i nënshtrohej.