"Nëna rrëfeu", dëshpërimi i babait kur policia gjen trupin e Elenës 5-vjeçare (foto)

14 June 2022, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Nëna rrëfeu", dëshpërimi i babait kur policia

Është gjetur trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri Etneo. Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka treguar për trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili ka shpjeguar: “Gruaja rrëfeu”

Çifti nuk ishin bashkë prej disa kohësh

Babai dhe nëna e vajzës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri i dëshpëruar shkoi me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin. Hetimet dhe autopsia po zhvillohen ende nga departamenti shkencor.

Historia e rrëmbimit

Në fillim gruaja kishte treguar se vogëlushja ishte rrëmbyer nga tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Pasi u mor në pyetje, mëngjesin e sotëm gruaja në lot i çoi hetuesit në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës së saj, një tokë arrë, në provincën e Katanias.

 "Deklarata rrëfimtare"

 Në marrjen në pyetje ishin konstatuar mospërputhje të shumta. Historia që nëna sajoi për rrëmbimin e vogëlushes dukej e pabesueshme që në fazat e hershme të hetimit, sqaron prokurori.

Në fakt, menjëherë hetuesit vërejtën disa anomali: Nuk kishte asnjë dëshmitar përveç saj; asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas rrëmbimit, (vetëm më pas ajo shkoi me familjen në kazermë për të bërë denoncimin).

Anomali që bënë që karabinierët dhe prokurorët të ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjenin kufomën e vajzës së saj.



Video