U vra nga nëna? Gjendet e pajetë 5-vjeçarja që "u rrëmbye" në Itali

14 June 2022, 11:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra nga nëna? Gjendet e pajetë 5-vjeçarja që "u
Shoqërimi i nënës së 5-vjeçares

Është gjetur e vdekur Elena, 5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Në vend shkuan karabinierët e komandës së policisë të Katanias.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro.

Në fillim gruaja kishte treguar për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç.

Pas një nate marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

 



Video