Tragjedia në Kosovë, babai merr kallashin dhe vret të birin (FOTO+EMRAT)

13 June 2022, 20:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Kosovë, babai merr kallashin dhe vret të birin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku raportohet se babai ka vrarë me armë zjarri (kallash) djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës. Mediat kosovare raportojnë se Erdonit Ismajli është i riu që dyshohet se mbeti i vrarë nga babai i tij, Naim Ismajli. 

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila njofton: “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një debati për pronat, çka e ka shtyrë babanë të ndërmarrë aktin e rëndë. Naim Ismajli është arrestuar nga Policia.



Video