"Dridhet në mënyrë të pakontrolluar", tjetër video që qarkullon për shëndetin e Putinit

14 June 2022, 08:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Dridhet në mënyrë të pakontrolluar", tjetër

Një tjetër moment është fiksuar nga mediat teksa presidenti Putin nuk ndihet mirë gjatë një shfaqje të tij në publik.

The Sun shkruan se presidenti rus është kapur nga kamerat duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar.

Në media botërore është thënë disa herë se Putin vuan nga sëmundje e rëndë, si kanceri dhe parkinsoni, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.

Kujtojmë se në mars Kremlini u detyrua të këmbëngulte publikisht se gjendja mendore e Putinit ishte ‘normale’. Pamjet në fjalë vijnë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ku regjisori rus Nikita Mikhalkov merrte një çmim.

Kliko KETU për të parë videon


Video