Mblidhen provat për krimet ruse të luftës në Ukrainë

8 May 2022, 00:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhen provat për krimet ruse të luftës në Ukrainë
Lufta në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kiev po punon për mbledhjen e provave për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.

Drejtori i OBSH-së i emergjencave Mike Ryan, tha se agjencia ka dokumentuar tashmë 200 sulme në spitale dhe klinika në Ukrainë , të cilat mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Sulmet e qëllimshme në objektet e kujdesit shëndetësor janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe si të tilla përfaqësojnë krime lufte në çdo situatë.

Ne vazhdojmë të dokumentojmë dhe të dëshmojmë për këto sulme dhe kemi besim se sistemi i OKB-së dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale do të ndërmarrin hetimet e nevojshme për të vlerësuar qëllimin kriminal që qëndron pas këtyre sulmeve”, thanë zyrtarët e OBSH-së në Kiev.

Rusia ka mohuar akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, por këto mohime janë pritur me skepticizëm në rritje nga zyrtarët perëndimorë.


Video