Manjati i medias, Rupert Murdoch fejohet për herë të 6-të në moshën 92-vjeçare

8 March 2024, 15:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjati i medias, Rupert Murdoch fejohet për herë të 6-të
Rupert Murdoch / Elena Zhukova

Manjati i medias, biznesmeni amerikan Rupert Murdoch është fejuar në moshën 92-vjeçare me të dashurën e tij Elena Zhukova.

Kjo është fejesa e gjashtë për Murdoch, i cili planifikon të martohet për herë të pestë në qershor të këtij viti, njoftoi zyra e tij për “Neë York Times”.

67-vjeçarja Elena Zhukova, një biologe molekulare me origjinë ruse, ka qenë më herët e martuar me miliarderin rus të naftës, Alexander Zhukov.

Vajza e tyre, Dasha Zhukova, u martua me oligarkun rus Roman Abramovich nga 2008 deri në 2017.

Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe Neës Corp vitin e kaluar pas qëndrimit prej dekadash në krye të perandorisë së medias konservatore.

Në prill të vitit të kaluar, Murdoch i dha fund fejesës së tij me dentisten Ann Lesley Smith, dy javë pasi njoftuan planet e tyre për t'u martuar.

Ai u divorcua nga modelja Jerry Hall, ish-bashkëshortja e këngëtarit Mick Jagger, në vitin 2022, pas një martese gjashtë-vjeçare.


Video