Ja sa miliarda i kushtoi Mark Zuckerberg-ut rënia e Instagram dhe Facebook!

8 March 2024, 09:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja sa miliarda i kushtoi Mark Zuckerberg-ut rënia e Instagram dhe Facebook!
Mark Zuckerberg

Platformat Instagram dhe Facebook pësuan një rënie në të gjithë botën të martën (5 Mars) dhe duket se ky mosfunksionim i tyre Mark Zuckebergut i ka kushtuar shumë.

Kompania e tij ka humbur një vlerë të konsiderueshme prej 3 miliardë dollarë.

Sipas NASDAQ, aksionet e Meta u mbyllën me të kuqe me 1.6% në 490.22 USD këtë të martë.

Mark Zuckerberg, themelues, kryetar dhe CEO i Meta, humbi mbi 2.79 miliardë dollarë në ditë në 176 miliardë dollarë në vlerën e tij të re, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, por ai ruajti pozicionin e tij si personi i katërt më i pasur në botë.


Video