Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi me 87% të votave

26 January 2025, 21:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi me 87% të votave
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko

Alexander Lukashenko fitoi për herë të shtatë mandatin si president i Bjellorusisë. Sipas exit polleve ai ka marrë 87.6% të votave, të dhëna këto nga sondazhet e një televizioni shtetëror bjellorus.

Komisioni Zgjedhor tha se pjesëmarrja ishte 81.5% në zgjedhje, në të cilat 6.9 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin.

Mediat ndërkombëtare bënë të ditur se procesi u karakterizua nga mungesa e entuziazmit.

Edhe vetë Lukashenko nuk ka qenë i pranishëm në fushatën elektorale përballë 4 rivalëve thuajse të panjohur, duke u justifikuar se ka qenë shumë i zënë me punët e qeverisjes së vendit.


Video