Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për "pastrimin" e Gazas

26 Janar 2025, 08:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar një plan për të "pastruar" Gazën dhe shtoi se dëshiron që Egjipti dhe Jordania të strehojnë palestinezët nga territoret, në përpjekje për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

“Po flasim për një milion e gjysmë njerëz, dhe ne do ta pastrojmë të gjithën,” tha Trump për gazetarët, duke e përshkruar Gazën si një “kantier shkatërrimi” dhe duke deklaruar se kjo lëvizje mund të jetë "e përkohshme ose afatgjatë."
“Shumë gjëra që janë porositur dhe paguar nga Izraeli, por që nuk janë dërguar nga administrata Biden, tani po mbërrijnë!” Shkruan Donald Trump në platformën e tij, Truth.

Disa media raportojnë se presidenti ka urdhëruar Pentagonin të heqë bllokadën e vendosur nga administrata Biden për furnizimin e Izraelit me bomba prej 2.000 paundësh (rreth 900 kg).

Trump po mbush Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) me zyrtarë që më parë kanë punuar si avokatë dhe lobistë për industrinë e naftës dhe kimikateve, shumë prej të cilëve gjatë administratës së tij të parë punuan për të dobësuar mbrojtjen ndaj klimës dhe ndotjes, shkruan  Neë York Times.

 Lee Zeldin, i zgjedhur nga presidenti për të drejtuar EPA-n, ka pak përvojë në politikat mjedisore.

“Pritet që ai të fillojë menjëherë punën për të zbatuar urdhrat e shumtë të Trump për të shkurtuar aktet normative,” shkruan NYT.

Ndër kandidatët kryesorë për EPA janë David Fotouhi, i cili do të jetë zëvendësi i Zeldin dhe ka kundërshtuar së fundmi ndalimin e asbestit; Alex Dominguez, një ish-lobist për industrinë e naftës që do të punojë mbi emetimet e makinave; dhe Aaron Szabo, një lobist si për industrinë e naftës ashtu edhe për atë kimike, i cili pritet të jetë rregullatori kryesor për ndotjen e ajrit.

Zyra e EPA që vlerëson sigurinë e substancave të reja kimike tani përfshin Nancy Beck, një lobiste prej shumë vitesh e industrisë kimike, dhe Lynn Ann Dekleva, e cila ka punuar për American Chemistry Council, një grup tregtar. Të dyja kanë përvojë nga mandati i parë i Trump.

Video