Lufta në Ukrainë, vritet nga një snajper gjenerali i lartë rus

3 March 2022, 15:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta në Ukrainë, vritet nga një snajper gjenerali i lartë
Gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky

Një gjeneral i lartë rus ka mbetur i vdekur gjatë luftimeve të ashpra të Moskës në Ukrainë. Ky lajm përfaqëson një goditje të madhe për Rusinë, shkruan Daily Mail.

Gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, humbi jetën te merkuren pasi forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën ofensivën ruse. Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, por u njoftua në mediat sociale nga kolegu i tij Sergey Chipilyov dhe u raportua gjerësisht nga disa media ruse dhe ukrainase.

Një burim ushtarak konfirmoi se gjenerali u vra "nga një snajper" nga radhet e forcave ukrainase. Ai është deri tani figura më e lartë ruse që ka vdekur në pushtimin e Ukrainës. Mediat e huaja shkruajne se funerali per te do të mbahet në Rusi të shtunën.


Video