Lavrov nuk pranon masakrën në Bucha, akuzon Perëndimin se po pengon negociatat Rusi-Ukrainë

5 April 2022, 22:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lavrov nuk pranon masakrën në Bucha, akuzon Perëndimin se po

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të sabotojë negociatat mes Moskës dhe Kievit duke ushqyer ‘histeri’ mbi vrasjen e civilëve në Bucha.

Gjatë një video mesazhi të publikuar në televizionet ruse, Lavrov gjithashtu i cilësoi varet masive të zbuluara në Bucha ishin ‘provokim’, raporton AFP

“Përpjekje për të tërhequr vëmendje nga procesi i negociatave”, tha ministri i Jashtëm rus.

Zyrtarë të Ukrainës dhe Perëndimit thonë se ngjarja në Bucha është provë se Rusia ka kryer krime lufte. Moska deri tani i ka mohuar akuzat.

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar pas takimit të diplomatëve të lartë të dy vendeve muajin e kaluar në Turqi.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka nisur hetim nëse ka pasur krime luftë në Ukrainë, ndërsa Kievi ka ngritur ekip për të mbledhur prova.


Video