Zelensky përgatitet që t’i leshojë territore Rusisë

5 April 2022, 17:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky përgatitet që t’i leshojë territore Rusisë

Ukraina po përgatitet që në përfundim të luftës me Rusinë të heqë dorë përgjithmonë nga kontrolli i Donetskut dhe Luhanskut, të cilët prej 2014-s kontrollohen nga separatistët prorusë.

Në një intervistë për mediat vendase, Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky nënkuptoi se mund të heqë dorë nga pretendimet për këto dy rajone. Deklarata e tij pason atë të udhëheqësit separatist të Luhanskut, që tha se do të ndërmarrë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Zelensky theksoi se kostoja e luftës për Ukrainën mund të humbasë nga 40 deri në 50 mijë njerëz, nëse do të vazhdojë luftën me Rusinë për këto dy rajonet. Presidenti ukrainas tha se sot me Rusinë po diskutohet vetëm për rajonet që ata kanë pushtuar, jo për pjesën tjetër të vendit

“Nuk po flasim për territoret që ata (rusët) kanë pushtuar përkohësisht. Ne nuk po diskutojmë as ndonjë status të atyre territoreve që ishin plotësisht nën kontrollin tonë deri më 24 shkurt, kur nisi lufta”, tha ai.

Sa i përket kritikave për Krimenë, Zelensky tha se nëse do të kishte një zgjidhje diplomatike Ukraina do ta kishte marrë atë, por nuk është aq e thjeshtë.


Video