Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit serb, nuk merr votat e mjaftueshme

5 April 2022, 12:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit serb, nuk merr votat e mjaftueshme
Shaip Kamberi

Pavarësisht se ishte shumë afër një mandati të dytë, Shaip Kamberi nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të qenë sërish deputet.

Si pasojë, shqiptarët do të jenë të papërfaqësuar në Parlamentin e Serbisë, pasi asnjë prej kandidatëve shqiptarë nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit.

Fitues i zgjedhjeve është koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe(SNS) e Aleksandar Vuciq, që ka fituar më shumë vota – 42,97% të votave ose 1,576,082 vota, që do t’i jepte 120 mandate sipas rezultateve të deritanishme, nga 250 vende në Kuvendin e Serbisë.

Koalicioni i Bashkuar për Fitoren e Serbisë fitoi 13,57 për qind të votave (38 vende), Koalicioni për Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) 11,50 për qind (32 vende) dhe koalicioni DADA i DSS – 5,39 për qind (15 vende).

Koalicioni i ambientalistëve “Mundemi” kaloi gjithashtu pragun, duke fituar 4,63 për qind (12 mandate), Blloku i djathtë Dveri 3,83 (10 mandate) dhe Zavetnici 3,74 (10 mandate).


Video