"Z" kërcënon me vdekje ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio

5 April 2022, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Z" kërcënon me vdekje ministrin e jashtëm italian
Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka marrë mesazhe kërcënuese me vdekje përmes platformës Telegram e rrjeteve sociale. 

Disa profile me simbolin Z, që nënkupton pushtimin rus në Ukrainë kanë komentuar në profilin e ministrit italian mesazhe si "Putin dërgo njerëz ta vrasin", apo "Derr i ndyrë do të të vrasim e do të varim mbi kurriz".

Kryeministri italian Mario Draghi e eksponentë të qeverisë e politikës italiane kanë shprehur  solidaritet ndaj kreu të diplomacisë italiane, i cili ka qënë i qartë e i ashpër në qëndrimin e tij kundër Rusisë e pushtimit rus në Ukrainë.


Video