KZQ e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve në faqen e internetit

9 Shkurt 2025, 21:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faqja e KQZ Kosove

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po përballet me vështirësi në aksesimin e faqes online.

Duket se interesi i madh i qytetarëve për të ndjekur në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, ka bërë që faqja e KQZ të dalë jashtë funksionit.

Mbetet e paqartë nëse këto probleme teknike të KQZ-së kanë ndikuar në shfaqjen e rezultatit të pasaktë, ku sipas përditësimit të fundit LVV kryesonte me 55.77% të votave.

Gijthashtu mbetet e paqartë nëse faqja ka vështirësi për shkak të klikimeve të shumta, apo po përballet me sulm nga hakerat.

Njoftimi i plotë i KQZ Kosovë:

Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!

Video