
Propozimin e Richard Grenell për mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane të financuara nga shteti, njëra me plot 82 vite histori dhe me qindra filiale në botë, është mbështetur edhe nga Elon Musk.
Miliarderi, tashmë me rol në administratën e Donald Trump, ka përsëritur thirrjen e Grenell madje duke qenë edhe më radikal, ai kërkon që këto dy medie të mbyllen plotësisht.
“Po, mbyllini ato.
1. Evropa është e lirë tani (pa llogaritur burokracinë mbytëse). pershendetje??
2. Askush nuk i dëgjon më.
3. Janë thjesht njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me veten, ndërsa djegin 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”, ka deklaruar Musk.
Yes, shut them down.
— Elon Musk (@elonmusk) February 9, 2025
1. Europe is free now (not counting stifling bureaucracy). Hello??
2. Nobody listens to them anymore.
3. It’s just radical left crazy people talking to themselves while torching $1B/year of US taxpayer money. https://t.co/PnmN4erD91