Kosova e Serbia arrijnë marrëveshjen për dokumentet

27 August 2022, 18:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kosova e Serbia arrijnë marrëveshjen për dokumentet

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Kemi një marrëveshje. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse - dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”, shkroi zoti Borrell, duke e cilësuar këtë një zgjidhje evropiane.

Ai i përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për këtë marrëveshje e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet palëve pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, falënderoi “të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe diplomacinë amerikane për përkushtimin e fuqishëm të tyre në mbështetjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.


Video