Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shtetas amerikan, i cili po luftonte me ushtrinë ukrainase, ka mbetur i vrarë gjatë bombardimeve ruse. Sipas medieve të huaja, ai kishte shkuar në Ukrainë që të luftonte kundër pushtimit rus.
Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se autoritetet janë në kontakt me familjen e tij dhe po i ofrojnë ndihmë konsullore.
“Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe shënjestrimin e qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e qeverisë ruse”, tha ai.