Mark Zuckerberg thotë se kufizimi që Facebook i bëri një artikulli për djalin e Joe Biden gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 bazohej në paralajmërimet dezinformuese të FBI.
New York Post pretendoi se e-mail-et e zbuluara nga laptopi i Hunter Biden tregonin se zëvendëspresidenti i atëhershëm që po ndihmonte marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij në Ukrainë.
Facebook dhe Twitter kufizuan shpërndarjen e artikullit, përpara se të ndryshonin kursin mes akuzave për censurë. Zuckerberg tha se marrja e një vendimi të gabuar "ta shpif".
"Kur heqim diçka që nuk duhet ta bëjmë, kjo është më e keqja," tha Zuckerberg në një intervistë të rrallë të zgjeruar për media në podkastin e Joe Rogan.
Historia e New York Post u publikua vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale midis Joe Biden dhe Donald Trump, të cilat i fitoi Biden.
Artikulli fliste për një kompjuter portativ, i braktisur në një dyqan riparimi nga Hunter Biden, që përmbante email që përfshinin detaje të djalit të Biden, që prezantoi një manjat ukrainas të energjisë tek babai i tij. Nuk ka asnjë të dhënë nëse një takim i tillë ka ndodhur realisht.
Në mënyrë kritike, ai ushqeu akuza të paprovuara për një kohë të gjatë në lidhje me korrupsionin nga ana e Joe Biden për të siguruar suksesin e biznesit të djalit të tij në Ukrainë.
Në këtë kontekst, historia e New York Post, e bazuar në të dhëna ekskluzive në të cilat asnjë agjenci tjetër lajmesh nuk kishte akses, u prit me skepticizëm - dhe u censurua nga mediat sociale.
Zuckerberg i tha Rogan: "Sfondi këtu është se FBI erdhi tek ne - disa njerëz në ekipin tonë - dhe tha 'hej, vetëm që ta dini, duhet të jeni në gatishmëri të lartë. Ne menduam se kishte shumë propagandë ruse në zgjedhjet e 2016-ës".
Ai tha se FBI nuk e paralajmëroi Facebook-un për historinë e Bidenit në veçanti - vetëm se Facebook mendoi se "përputhej me atë model".