Pesë skenarët e luftës në Ukrainë

26 August 2022, 10:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pesë skenarët e luftës në Ukrainë
Vladimir Putin

Gazetari i  “The Guardian”, Dan Sabbagh ka prezantuar pesë skenarë të mundshëm për zhvillimin e luftës në Ukrainë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Parashikimi i parë sipas tij është se konflikti do të zgjasë pothuajse edhe për një vit, por nuk do të jetë aq intensiv sa pranverën e kaluar.

Për më tepër, nuk do të ketë negociata mes Moskës dhe Kievit në gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas skenarit të dytë, Ukraina nuk do të kryejë kundërsulm dhe do të fillojë të zbatojë taktikat e sulmeve partizane, si dhe të kryejë sulme me sisteme raketore me rreze të gjatë.

Në parashikimin e tretë, autori beson se Rusia do të vazhdojë ofensivën, por qëllimi i saj do të jetë të mbajë territoret e Ukrainës.

Ndërkohë varianti i katërt është se kriza e refugjatëve me ardhjen e dimrit do të ofrojë mundësi shtesë për ata që arrijnë të përgatiten më mirë për të.

Moska e sheh fillimin e dimrit si një mundësi për të bërë paqe me Kievin, por sipas kushteve të saj, thuhet në artikull.

Në parashikimin e pestë, Perëndimi do të duhet të vendosë nëse dëshiron që Ukraina të fitojë apo thjesht të qëndrojë, sepse pa ndihmën ushtarake perëndimore, Kievi do të pësonte disfatë. 


Video